E Diel, 1 Nëntor 2026

BE synon te nise misionin ne Kosove pas zgjedhjeve presidenciale ne Serbi

Shumica e vendeve te Bashkimit Evropian kerkojne te presin deri ne mesin e muajit shkurt per fillimin e nje misioni policor dhe juridik ne Kosove duke besuar se nje levizje me e hershme mund te demtonte pozitat e presidentit aktual proevropian ne zgjedhjet presidenciale ne Serbi, deklaruan diplomatet. Dergimi i nje misioni prej 1800 policesh dhe juristesh evropiane ne Kosove ishte percaktuar per me 28 janar, por nderkohe shume shtete anetare jane te shqetesuara, pasi kjo date eshte vetem pak dite perpara raundit te dyte te zgjedhjeve presidenciale te 3 shkurtit, qe dominohen nga debati lidhur me Kosoven. Shtyrja e vendimit per nisjen e misionit evropian do te garantonte gjithashtu se nuk do te demtonte nenshkrimin e shumepritur te nje marreveshjeje per marredhenie me te ngushta me Serbine, qe Brukseli shpreson te nxise ne nje takim te ministrave te Jashtem te bllokut me 28 janar, nese Beogradi permbush kushtin e bashkepunimit te plote me Gjykaten Nderkombetare per Krimet e Luftes ne ish-Jugosllavi. "Shumica mendojne se janari eshte nje kohe e papershtatshme per fillimin e misionit. Do te duhej shume kohe per t'i bindur te ndryshojne mendim", deklaroi dje nje diplomat i angazhuar ne kete ceshtje. "Nuk ka ende nje vendim, por ekzistojne shqetesime per nisjen e tij ne janar, per shkak te zgjedhjeve", deklaroi nje diplomat tjeter, i cituar dje nga Atsh, duke shtuar se do te kishte diskutime te tjera ne BE. Ministrat nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Rusia dhe kater fuqite kryesore evropiane Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia do te mblidhen per te diskutuar lidhur me statusin e Kosoves ne qytetin slloven Brdo, me 19 janar, deklaruan diplomatet.
Kosova pritet te shpalle pavaresine rreth muajit mars

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›