BE, takim urgjent për krizën e gazit

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian tha se do të thërrasë një takim për krizën e gazit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Vendet e BE-së kanë filluar ti ndjejnë pasojat e ndëprerjes së furnizimit me gaz të Ukrainës nga ana e Rusisë. Zyrtarët rusë kanë akuzuar Ukrainën për pengesat ne furnizimin me gaz të Evropës.Ndërkaq edhe Ukraina ka vendosur të nisë negociatat me Gazpromin për të përfituar nga gazi rus.