Polonia do dërgojë trupa shtesë në Afganistan
Polonia mund të dërgojë 400 deri në 600 trupa shtesë në Afganistan, duke e çuar numrin e ushtarëve të saj në 2 000 -2 200 trupa. Ministri i Mbrojtjes Bogdan Klich tha se qeveria do të rishqyrtonte efektshmërinë e misionit të saj në Afganistan në muajin janar dhe më pas mund të rriste numrin e trupave në vendin e trazuar nga lufta.Në muajin tetor, Polonia mori komandën e sigurisë në provincën afgane të Ghaznit, një zonë e trazuar në jugperëndim të Kabulit, duke zëvendësuar trupat amerikane.