Kastro:Dua takim direkt me Obamën

Presidenti kuban, Raul Castro deklaroi se ishte i gatshëm të dialogonte drejtpërdrejt, "pa ndërmjetës" dhe si i barabartë me të barabartin me presidentin e zgjedhur amerikan, Barack Obama. "Një gjest për një gjest. Ne jemi të gatshëm të dialogojmë kurdo, kur ju të dëshironi, pa ndërmjetës, drejtpërdrejt, por nuk e kemi me ngut", deklaroi Raul Kastro në një intervistë për një televizion lokal. Obama kishte deklaruar dhjetorin e kaluar se ishte i gatshëm të diskutonte drejtpërdrejt me presidentin kuban, Raul Castro, që ka zëvendësuar vëllanë e tij Fidelin, të larguar nga pushteti për arsye shëndetësore.