"BE te shtrihet deri ne kufijte e Rusise"

"Ne kufijte e Rusise fillon nje qyteterim i madh euro-aziatik. Kjo hapesire eshte plotesisht e barabarte me qyteterimin tone, por eshte e ndryshme". Keshtu deklaron ish-presidenti cek, Vaclav Havel. Ne nje interviste dhene per radion Evropa e Lire, Havel ndalet ne zgjerimin e Bashkimit Evropian, qe thote se duhet te mos ndalet, por te shtrihet deri ne kufijte ruse, duke perfshire ketu edhe zgjerimin e NATO-s.
Nje numer politikanesh, kryesisht jo ne Perendim, e kane perdorur krizen ekonomike si prove per deshtimin e modelit ekonomik dhe shoqeror liberal. Cili eshte kunder-argumenti juaj?
Eshte e veshtire qe te bie dakord me qendrime te tilla radikale. Mendoj se nuk eshte krize thjesht e nje sistemi ekonomik, por nje krize e qyteterimit. Njeheresh, kjo krize eshte sfide dhe zile alarmi. Nese njerezit dhe institucionet e kuptojne drejt situaten dhe nxjerrin perfundimet e duhura, kriza aktuale mund te sjelle perfitime per te ardhmen. Kriza eshte shenje se askush nuk mund te nxjerre fitime aftashkurtra - perkundrazi duhet te mendoje per me gjate dhe jo thjesht brenda interesit te vet. Kriza eshte sfide edhe per krenarine e nje numri ekonomistesh, qe mendonin se dinin gjithcka, dhe krejt papritur e shohin veten ne pozite ku nuk mund te shpjegojne asgje.
A jeni i shqetesuar per pasojat e krizes ne Evrope?
Mendoj se Evropa eshte e integruar dhe eshte perballur me nje numer provash, te cilat i ka tejkaluar. Nuk mendoj se kriza do te shkaktoje ndonje lloj shperberjeje. Pasoje e krizes mund te jete vonesa ne disa procese, por jo dicka me e keqe.
Kane kaluar 20 vjet nga koha e revolucioneve qe sollen renien e komunizmit ne Evropen Qendrore dhe Lindore. Por, a ka rrezik qe vendet, te cilat kane mbetur jashte BE-se, si Gjeorgjia apo Ukraina, te mund ta shohin veten ne anen e gabuar te nje lloj "Muri te ri te Berlinit"?
Natyrisht, dhe kjo nuk do te ishte dicka e mire. Nga ana tjeter, besoj se vendet apo rajonet e caktuara, qe ndajne qyteterime te perbashketa, duhet ta dine qartesisht se ku fillojne e ku mbarojne. Kufijte e paqarte jane gjithmone burim konfliktesh, perballjesh dhe lufterash. Historikisht, shumica e lufterave kane nisur per territore. Nuk ka asgje te gabuar nese dicka ka kufizime gjeografike dhe prane tij eshte nje entitet tjeter. Keto entitete duhet te bashkepunojne si partnere. Eshte e rendesishme te sigurohet se kufijte gjeografike nuk paraqesin nje perde hekuri.
Doja te ndalesha tek kjo teme, per te cilen keni folur dhe me pare. Ku duhet te jene kufijte e NATO-s? Ne c'ane te kufirit i shihni Ukrainen dhe Gjeorgjine?
Nuk me takon mua ta marr kete vendim. Kjo varet nga Aleanca si teresi dhe nga vullneti i vendeve per te cilat flasim. Ka nje numer faktoresh qe ndikojne. Personalisht, nese do te paraqisja vizionin tim afatgjate, NATO-ja duhet te kete kufijte e Evropes. Kjo do te thote qe kufijte e aleancave si Bashkimi Evropian duhet te perfundojne ne kufijte e Rusise, ku fillon nje qyteterim i madh euro-aziatik. Kjo hapesire eshte plotesisht e barabarte me qyteterimin tone, por eshte e ndryshme. Nuk ka dyshim dhe fakti tjeter se themelet e organizatave si NATO dhe BE mbeshteten mbi vlera, por une po theksoja perberesen gjeografike. Ka 200 shtete ne bote dhe e ardhmja qendron ne nje lloj grupimi rajonal dhe ne bashkepunimin e frytshem. Qe kjo te ndodhe, entitetet duhet te dine ku fillojne e ku mbarojne. Per kete arsye po nenvizoja aspektin gjeografik.
Sic e dime, Rusia, ne njefare menyre, eshte perandori e madhe. Ku fillon dhe ku mbaron Rusia? Per shembull, a duhet te jete Cecenia pjese e Rusise apo jo?
Problemi qendron se gjate historise, asnjehere nuk eshte ditur saktesisht se ku fillon e ku mbaron Rusia. Personalisht, jam mbeshtetes jo vetem i lirive individuale, por edhe i kombeve te lira. Nese kombi cecen seriozisht dhe ne menyre te vazhdueshme deshiron te jete i pavarur, atehere duhet ta kete kete te drejte.
Ne mbyllje z. President nje pyetje te pergjithshme - shume ne bote dhe ne Amerike e shohin administraten Bush ne menyre shume kritike. Si pasoje, ideja e nxitjes se demokracise nuk duket aq popullore per momentin. Si mendoni dhe a keni ndonje keshille per administraten e re?
Kam folur rreth kesaj ceshtjeje shpesh me presidentin Bush. Cdo lloj eksporti i traditave dhe vlerave tona ne pjese te ndryshme te botes, e vecanerisht eksporti i detyruar i vlerave, eshte dicka realisht e rrezikshme. Kjo nuk do te thote se nuk kemi nje pergjegjesi te perbashket per ate qe ndodh ne bote apo se nuk duhet t'u vijme ne ndihme atyre qe jane ne nevoje. E rendesishme eshte qe duhet peshuar mire cdo rast individualisht, duhen parashikuar pasojat dhe duhet grumbulluar nje mbeshtetje sa me e gjere per nje ndihme te tille. Eshte me rendesi te jashtezakonshme te gjejme baraspeshen e duhur. Por, nga ana tjeter, kjo duhet bere ne nje menyre te tille qe te mos interpretohet si forme e re e kolonializmit apo si eksport vlerash drejt nje bote qe nuk mund te kete te njejtat vlera.
RFE