Vata paralajmeron Skocine: Kujdes Shqiperine!
Ish- mbrojtesi i Selltikut dhe ish-kapiteni i kombetares sone, Rudi Vata, ka paralajmeruar ekipin e Skocise U-21, para ndeshjes se sotme ne Elbasan, se ndaj ekipit shqiptar, mund t'i cenohet objektivi. Sot ne Elbasan, ekipi yne shpresa, qe drejtohet nga Artan Bushati do te prese shpresat e Skocise. "Do te jete nje ndeshje, mes dy shkollave te ndryshme te futbollit", - thekson Rudi Vata. "Ne synojme te luajme futboll teknik dhe kemi lojtare shume te shkathet, por kane mangesi fizike. Lojtaret shqiptare luajne ne vende te ndryshme te Evropes dhe kam pershtypjen se do t'i krijojne shume probleme Skocise", - u shpreh Rudi Varta, per mediat skoceze. Madje Rudi Vata theksoi se shpresat shqiptare synojne kualifikimin ne grup, ku bejne pjese edhe Austria dhe Bjellorusia. Vata nenvizoi se lojtaret U-21 te kombetares shqiptare, kalojne me pas ne ekipin e pare, pasi perzgjidhen si me te miret e mundshem.