Korcë, 30 mijë aplikantë, presin kartat e identitetit
Mbi 30 mijë qytetarë të qytetit juglindor të Korcës që kanë aplikuar nuk janë pajisur ende me kartat e identitetit. Aplikuesit janë kryesisht persona të cilët nuk kanë pasaportë, si dhe emigrantë të ardhur enkas nga Greqia.
KORCE- Kartat e identitetit vazhdojnë të mbeten problem për kryeqëndrën e juglindjes, madje dhe për krejt qarkun e Korçës. Ndonëse kanë kaluar afro dy muaj asnjë kartë nuk është shpërndarë deri tani.
Procesi ka nisur në ditët e para të muajit shkurt, ndërsa në zyrat ku qytetarët kanë kryer aplikimet nuk mund të marrin veçse përgjigje negative. Deri tani për Korcën nuk është prodhuar asnjë kartë, ndërsa njoftimi i dytë është se qytetarët duhet të paraqiten në mes të muajt prill.
“Nuk janë korrektë. Në ditën e aplikimit na thanë se do ti merrnim kartat pas një muaji por ende nuk kemi marrë asgjë” thonë qytetarët e Korcës për tv NEWS 24.
Në qytetin e Korçës deri në këto momente kanë aplikuar rreth 30 mijë qytetarë dhe kryesisht ata që nuk kanë pasaportë, si dhe emigrantë të ardhur enkas nga shteti fqinj Greqi. Ankesat para zyrave ku kryhen procedurat për kartat e identitetit janë të shumta, ndërsa në radhë qëndrojnë çdo ditë me dhjetëra qytetarë të cilët paraqiten sipas shënimit të zyrtarëve se pas një muaji duhet të tërheqin dokumentin.
(NEWS24/BalkanWeb)