Itali, përplasje mes grupeve shqiptarësh, vdes 20 vjeçari

Një përleshje e armasosur mes dy grupeve shqiptarësh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Areco të Italisë. Një 20 vjeçar shqiptar ka vdekur në Itali, ndërsa dy bashkëkombas të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Sipas hetimeve të prokurorisë italiane, personi i mbetur i vrarë është Agim Leka. I riu 20 vjeçar kishte mbërritur në spitalin e Arezzos me një makinë e cila ishte larguar më pas menjëherë. Njëri prej të plagosurve është Rodjan Ruci, 27 vjeç i cili ka marrë plagë në kofshë, dhe pasi është operuar është nën kontroll të mjekëve, ndërsa nuk bëhet i ditur emri i personit të tretë i cili sipas medias italiane është edhe ai shqiptar.