BE, “test” Prokurorisë për kriminalitetin
09/06/2010 Katër ekspertë evropianë njihen me arritjet e problematikat e akuzës shqiptare
Në sitë korrupsioni e trafiqet, si hallka ndikuese në statusin e vendit kandidat
TIRANE- Katër ekspertë të Bashkimit Evropian kanë zbritur në Tiranë, ku janë duke zhvilluar një sërë takimesh me drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit. Qëllimi i kësaj vizite është njohja më nga afër e punës së këtyre dy institucioneve në luftën kundër korrupsionit, trafiqeve të paligjshme, pastrimit të parave, kontrabandës në dogana, si dhe respektimi i të drejtave të njeriut gjatë hetimit penal. Prania e katër ekspertëve në Shqipëri, vjen në një kohë kur Komisioni Evropian i ka kërkuar Ministrisë së Integrimit informacione më të zgjeruara për rreth 700 pyetje, si dhe ka kërkuar përgjigje edhe për 170 pyetje të reja. Disa prej këtyre, lidhen ngushte me punën hetimore të Prokurorisë së Përgjithshme në luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave, si dhe disa vepra të tjera, për të cilat ekspertët e BE-së janë njohur nga drejtuesi i njësisë së përbashkët hetimore Task-Forcë, Dritan Reshka. Për disa orë me radhë, ky i fundit i është nënshtruar pyetjeve të ekspertëve të BE-së, ku i ka njohur këta të fundit me një sërë arritjesh dhe problemesh që hasen gjatë hetimit të veprave penale që lidhen me korrupsionit, pastrimin e parave dhe një sërë çështjesh të tjera. Mësohet se intervistës së ekspertëve të Bashkimit Evropian i është nënshtruar edhe drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Olsian Çela, i cili u është përgjigjur specialistëve të huaj kryesisht për trafiqet ilegale të drogës dhe njerëzve si dhe goditjen e haseteve të organizatave kriminale. Çela ka njohur ekspertët me ligjin e ri “Antimafia” ku në bazë të së cilit i janë kërkuar për sekuestrim Gjykatës së Krimeve të Rënda dhjetëra llogari bankare, troje të ndryshme, apartamente e të tjera. Ndërkohë pritet që ditën e sotshme të dërguarit e Bashkimit Evropian të shkojnë në Prokurorinë e Durrësit, ku drejtuesi i njësisë hetimore Task-Forcë në këtë prokurori Madrit Kullolli do t’i njohë ekspertët e huaj lidhur me kërkesat që ata do të parashtrojnë. Pas kësaj prokurorie, përfaqësuesit e BE-së mësohet se do udhëtojnë drejt Vlorës, ku ashtu si edhe në akuzat e tjera ata do kërkojnë të njihen më nga afër me punën hetimore të Prokurorisë. Veç këtij institucioni në vëmendje në BE është edhe puna e Policisë së Shtetit, për të cilën ekspertët janë duke zhvilluar intervista në disa drejtori në rrethe. Kjo nismë e Bashkimit Evropian vjen fill, pasi Shqipëria dorëzoi në Bruksel pyetësorin, ku nëpërmjet të cilit kërkohet marrja e statusit për kandidatin kryesor për të hyrë në BE. Rreth 82 pyetje të këtij pyetësori, ishin për Prokurorinë e Përgjithshme, e cila në fillim të vitit 2010 i dorëzoi Ministrisë së Integrimit përgjigjet.
82 pyetjet e akuzës
Plot 82 pyetjeve të Bashkimit Evropian u është përgjigjur Prokuroria e Përgjithshme. Në qendër të vëmendjes së tyre kanë qenë lufta kundër korrupsionit, terrorizmit, pastrimi i parave, deri tek ngërçet ligjore që mund të hasen gjatë hetimit të një dosje penale.
Dorëzimi i pyetësorit
Më 14 prill të këtij viti KE i dorëzoi në Tiranë Kryeministrit Sali Berisha pyetësorin me rreth 2280 pyetje, ku kërkohej një sërë informatash mbi reformat dhe punën e çdo institucioni në Shqipëri. Për 4 muaj me radhë, administrata arriti t’i japë përgjigje pyetjeve.