E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendësministri i Ekonomisë polake në Durrës

09/06/2010 Vizita, shoqërohet nga 25 biznesmenë polakë

DURRES- Biznesmenë polak të kryesuar nga zëvendësministri i Ekonomisë së Polonisë, Rafal Baniak, kanë vizituar Durrësin në kuadër të klimës së re për investime në vendin tonë. Baniak është pritur nga kryetari i bashkisë Vangjush Dako, i cili ka ftuar në këtë takim edhe biznesmenë të qytetit bregdetar. Delegacioni i huaj ka ardhur në Shqipëri me 25 biznesmenë në kuadër të organizimit të forumit të bashkëpunimit shqiptaro-polak. Dako e ka njohur delegacionin polak edhe me hapësirat e shumta ku mund të investojnë investitorët polakë në Durrës. Biznesmenët e huaj shfaqën interes të veçantë sidomos në fushën e hoteleri- turizmit që kanë një terren zhvillimi optimal në Durrës. Ndërtimi i një porti turistik, turizmi, industria e lehtë që përfaqësohet më së shumti nga fasonët etj. janë disa nga fushat e diskutuara mes palëve. Zëvendësministri polak i Ekonomisë Baniak shprehu gatishmërinë e qeverisë polake për të nxitur vëmendjen e biznesit polak në drejtim të qytetit të Durrësit që siç kishin konstatuar vetë anëtarët e delegacionit ofronte shumë mundësi për investime sidomos në fushën e hoteleri turizmit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›