Përgatitet plani i veprimit për çdo institucion
09/06/2010 Antikorrupsioni
Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, ka bërë me dije se ka përfunduar në çdo detaj plani i veprimit me parashikimet dhe veprimet kapilare në çdo ministri, në çdo agjenci, rishikime tërësore procedurash dhe raportim i saktë për punën e kryer në funksion të luftës kundër korrupsionit. Gjatë mbledhjes së Grupit Ndërministror të Punës për Strategjinë për Parandalimin, Luftën kundër Korrupsionit dhe Qeverisjen Transparente, Pollo theksoi se korrupsioni është i vështirë të identifikohet në një mënyrë pothuaj të plotë, por vendosja e rregullave dhe zbatimi i tyre do të reduktojë në maksimum këtë fenomen. “Fakti që këto rregulla janë ndërtuar në këtë mënyrë shpjegon edhe pse shumë agjenci ndërkombëtare, që monitorojnë qeverisjen e mirë si dhe korrupsionin, i japin nota gjithmonë e më të mira Shqipërisë dhe kanë lavdërime gjithmonë e më të qarta e të shprehura për Qeverinë tonë”, tha Pollo. Strategjia për Parandalimin, Luftën kundër Korrupsionit dhe Qeverisjen Transparente dhe Plani i Veprimit për këtë strategji të miratuara më 8 mars 2010, bëjnë të mundur që në çdo ministri, dikaster dhe agjenci shtetërore të verifikohet dhe reformohet çdo hap, veprimtari ose procedurë që lë shteg për ryshfet apo të tjera veprime korruptive. Tashmë strategjia kundër korrupsionit mbështetet me një projekt afro 2.1 milionë euro nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës.