E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Integrimi kerkon angazhimin e opozites

Bashkimi Evropian ben thirrje per bashkepunim te opozites ne procesin e integrimit si nje hap thelbesor per marrjen e statusit te vendit kandidat. Zevendeskryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto priti dje zevendesndihmes Sekretarin e Departamentit te Thesarit te Shteteve te Bashkuara z. Daniel Glaser. Ne kete takim z. Glaser shoqerohej nga ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone z. Aleksander Arvizu. Ne takim z. Haxhinasto theksoi angazhimin dhe perpjekjet e Qeverise shqiptare ne luften kunder terrorizmit nderkombetar dhe financimit te tij si dhe vleresoi kontributin dhe asistencen e Shteteve te Bashkuara ne ngritjen dhe kualifikimin e strukturave shqiptare te luftes kunder pastrimit te parase. Po ashtu z. Haxhinasto nenvizoi se Shqiperia si vend anetar i NATO-s dhe pjese aktive e Aleances antiterror eshte pale ne te gjitha rezolutat e konventat e OKB-se dhe te Keshillit te Evropes dhe ka kontribuar aktivisht e konkretisht ne kete drejtim si ne bllokimin e aseteve dhe financimeve te terrorizimit ashtu edhe ne luften aktive nderkombetare per parandalimin e pastrimit te parave e financimeve te dyshimta. Z.Daniel Glaser nga ana e tij vleresoi rolin pozitiv dhe kontributin e Shqiperise ne kete drejtim si dhe bashkepunimin me partneret nderkombetar ne menyre te vecante me Departamentin e Thesarit te Shteteve te Bashkuara. Ai nenvizoi se keto perpjekje duhen koordinuar ne vazhdimesi per te perballuar edhe ne te ardhmen sfidat e perbashketa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›