E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE ultimatum Hungarisë, një muaj kohë për reagim

Bashkimi Evropian ka deklaruar se Hungaria nuk u është përgjigjur të gjitha shqetësimeve të ngritura nga blloku, në lidhje me respektimin e të drejtave dhe lirive demokratike.

BE ka kërcënuar me veprime ligjore nëse Budapesti nuk bën ndryshime të legjislacionit për bankën qendrore, agjencinë e mbrojtjes së të dhënave dhe gjyqësorin.

Komisioni Evropian i ka dhënë edhe një muaj kohë Hungarisë për të ndryshuar disa ligje kontroverse dhe për të shmangur mundësinë e paraqitjes para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Hungaria, në anën tjetër, ka kërkuar ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Zëdhënësja e Komisionit, Pia Ahrenkild Hansen është shprehur se kushtet për nisjen e bisedimeve për këtë çështje, nuk janë përmbushur ende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›