Çeki, arrestohet trafikanti i armëve i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Mediat çeke kanë raportuar se policia ka arrestuar muajin e kaluar një iranian të shpalluar në kërkim ndërkombëtar.
Dyzetenëntë-vjeçari Behrouz Dovlatzadeh ka tentuar të blejë 500 pushkë M4 në Pragë dhe t`i eksportojë ato në Iran.
I dyshuari përballet me akuza të tregtimit të armëve të paligjshme dhe shkelje të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iranit.
Ai është arrestuar në mes të shkurtit, pasi ka biseduar me agjentët e policisë çeke, të maskuar si shitës të armëve.
Raportet thonë se shërbimet e inteligjencës amerikane kanë qenë gjithashtu të përfshira në hetimet që kanë çuar në arrestim.
Nëse dënohet, Dovlatzadeh mund të përballet me dhjetë vjet heqje lirie.