BE uron Serbinë, falënderon OSBE-në

Bashkimi Evropian ka uruar Serbinë për organizimin e zgjedhjeve të lira parlamentare dhe presidenciale.
Zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, ka falënderuar edhe OSBE-në për lehtësimin e zgjedhjeve në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.
”Më konkretisht, ne duam të përgëzojmë OSBE-në për lehtësimin e votimeve në Kosovë dhe për mënyrën paqësore të mbajtjes së tyre”, ka thënë Maja Kocijançiq, sic transmeton RTK.
Nga rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve presidenciale serbe, Boris Tadiq, nga Partia Demokratike, është në përparësi të ngushtë ndaj rivalit nacionalist, Tomisllav Nikolliq.