E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putini emëron Medvedevin kryeministër

Presidenti i sapo-betuar i Rusisë, Vladimir Putin, ka emëruar ish-presidentin, Dimitri Medvedev, në postin e kryeministrit.

Putin ka paraqitur emrin e Medvedevit para Dumës së Shtetit, menjëherë pasi është betuar për mandatin e tretë presidencial para Kremlinit.

Duma ka caktuar seancën e jashtëzakonshme më 8 maj, gjatë së cilës Putini do të prezantojë Medvedevin para ligjvënësve.

Të gjithë ministrat e kabinetit të deritashëm qeveritar do të mbeten në detyrë deri në miratimin e qeverisë së re.

Putini ka shërbyer në postin e presidentit edhe në periudhën 2000-2008. Në katër vjetët e fundit ai ka qenë kryeministër i Rusisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›