SHBA, Mitt Romney takon DioGuardin dhe komunitetin shqiptar

Në këtë takim në Nju Jork kanë marrë pjesë edhe anëtarët e bordit të LQSHA-së Zyhdi Karagjozi, Zef Balaj, Gjergj Dedvukaj, Agim Aliçkaj dhe Rifat Mehmeti. Ky takim me Romney u zhvillua në cilësinë e takimeve fondmbledhëse për fushatën presidenciale republikane, informon agjencia e lajmeve INA.
Veprimtarët shqiptarë i shprehën mbështetjen kandidatit republikan Romney, i cili do të jetë në garën e ardhshme presidenciale me presidentin aktual Obama, që shkon për një mandat të dytë.
Komuniteti shqiptaro -amerikan në SHBA po bën fushatë të dyzuar duke i dhënë mbështetje dy forcave politike Republikanëve dhe Demokratëve. Ata po marrin pjesë përmes mbështetjeve me fonde dhe kontribute të tjera.
Ky ishte ndoshta takimi i parë i kandidatit Republikan për President Mitt Romney, me komunitetin shqiptarë në SHBA. Ku sipas bashkëbiseduesve në këtë takim, shqiptarët i kërkuan kandidatit Republikan Mitt Romnney të njihet më shumë me çështjen shqiptare. DioGuardi foli për shqiptarët dhe kontributin e tyre në SHBA.