Sot ulen tarifat celulare me shumicë
TIRANE-Nga sot, hyn në fuqi faza e dytë e uljes së tarifave të terminimit dhe origjinimit të thirrjeve në kompanitë celulare, të pranishme në vend, çka do të thotë se operatorët do t'i paguajnë më pak njëri-tjetrit për kryerjen e thirrjeve drejt rrjeteve respective nga një operator tjetër.
Për operatorët "AMC" dhe "Vodafone Albania" tarifa do të ulet në 7.57 lekë për minutë, ndërsa për "Eagle Mobile" tarifa do të ulet në 8.85 lekë për minutë. Deri më 31 gusht 2011 për dy të parat kjo tarifë ishte lejuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në masën 8.85 lekë për minutë, ndërkohë që për "Eagle" ishte lejuar një tarifë më e lartë, 10.89 lekë për minutë. Sikurse është shpjeguar nga përfaqësues të AKEP-it, qëllimi i rregullimit është orientimi në kosto i tarifave me shumicë, për të krijuar hapësirat që operatorët celularë të ulin edhe tarifat me pakicë për përdoruesit fundorë. Por, në fazën e parë të uljes, nga marsi deri në fund të gushtit të këtij viti, kjo nuk është konstatuar të ketë ndodhur.
Përdoruesit shqiptarë paguajnë për thirrjet jashtë rrjetit të njëjtat tarifa si më parë. Sipas të dhënave më të fundit të AKEP-it, më datë 1 korrik numri i përdoruesve të telefonisë celulare arriti në 4.75 milionë, me një rritje prej 4 përqindësh krahasuar me fundin e vitit 2010. "AMC" kryeson tregun me 40 për qind të numrit të përdoruesve, e ndjekur nga "Vodafone Albania" me 35 për qind. "Eagle Mobile" zotëron tashmë 20 për qind të numrit total të përdoruesve, ndërsa operatori më i ri në treg, "Plus Communication", ka arritur në 5% të tregut celular.
(d.b/GSH/BalkanWeb)