Fëmijët nuk lexojnë me libra
Vete nxënësit tregojnë se ne planet e verës këtë vit kane qene vetëm pushimet dhe argëtimi, madje këtë te fundit nuk e konceptojnë pa kompjuterin. Siç tregojnë libraritë e Tiranes këtë vere librat e fëmijëve kane qene me pak te shiturit. Ndërsa tek disa vihen re preferenca për tituj qe nuk janë për moshën e tyre. Me mbarimin e shkollës nxënësve iu rekomandohen libra artistike te cilët duhet ti lexojnë gjate verës. Mësuesit pohojnë se as gjysma e titujve nuk lexohet prek tyre, dy apo tre libra arrijnë te përfundohen pas presioneve te shumta te prindërve. Ky fenomen pranohet edhe nga drejtuesit e Ministrisë se Arsimit te cilët shohin domosdoshmëri hapjen e shkollave verore. Pas një mungese te gjate, ne shkollat shqiptare sivjet u rikthyen shkollat verore. Projekti pilot i Ministrisë se Arsimit u aplikua ne 17 njësi vendore ne rrethe te ndryshme dhe vitin e ardhshme parashikohet te shtrihet ne gjithë vendin.