Prifti: Sondazhet na japin 16 per qind
Ne nje interviste ekskluzive per "Koha Jone" nenkryetari i LSI-se, Dritan Prifti, pohon se opoziten e vertete po e ben LSI dhe jo Rama. Me votimet e fundit, Rama i dhuroi Berishes kompetenca kushtetuese qe e kthyen Shqiperine 14 vjet pas. Prifti pohon se LSI nuk do te beje aleanca parazgjedhore, por, nga ana tjeter, do te beje aleance me opozitare te vertete qe jane kunder Berishes me vepra e jo me fjale.
Lidhur me anetaresimet ne LSI, a i keni te konstatuara, sa eshte numri i tyre si dhe i simpatizanteve te saj?
Une po punoj fort me anetaresimet e reja. Kemi vetem ne qytetin e Fierit fiks 399 anetare te rinj. Ne komunat e ketij rrethi po ecet me te njejtin rritem. Mbas ngjarjeve te fundit kur Edi Rama ka dale hapur ne sherbim te Berishes, duket se ka nje zhgenjim te madh nga socialistet. Vite te tera lufte dhe sakrifica kunder diktatorit Berisha, Edi Rama i shumezoi me zero, duke i dhene Sali Berishes kompetenca kushtetuese qe nuk ia dha populli ne 2 referendume per Kushtetuten, ne 1994 dhe 1998. LSI po rritet se per momentin eshte opozita e vetme reale kunder Berishes. Pavaresisht se Edi Rama do filloje perseri teatrin gjoja te luftes kunder Berishes, socialistet e vertete nuk kane me besim te PS e Rames. Presim vershim anetaresimesh nga PS drejt nesh se shpejti. Ajo qe pak njerez e besonin per Edi Ramen tani u be realitet. Rama i dhuroi Berishes kompetenca kushtetuese qe e kthejne Shqiperine 14 vjet pas, dhe largojne diten e fitores se socialisteve qe jane sot ne opozite. Prandaj LSI mbetet shpresa e vetme e socialisteve te vertete qe jane ne opozite, jo si Rama.
Nje sondazh i kryer ne disa rrethe te vendit, si e paraqet LSI-ne ne shkalle vendi?
Di rezultate te pak javeve me pare te nje sondazhi qe me deklaroi Meta ne Konventen e LSI. LSI deri tani eshte rreth 15-16% ne shkalle kombetare dhe ne disa qarqe shume me lart. Fieri si qark eshte ne vlera me te larta se mesatarja e vendit. Megjithate duket qe jemi faktor i rendesishem, por nuk jemi akoma atje ku deshirojme te jemi. Nuk jemi akoma te paret si force politike ne te majten. Jemi force percaktuese qe ndan pa asnje medyshje balancat e pushtetit te ardhshem, por sfida jone eshte te jemi e majta e vertete ne shumice.
Si ju duket fenomeni i bashkepunimit te LSI-se me PD-ne qeverisjen vendore ne Qarkun e Fierit? Cili eshte komenti juaj dhe mendimi i Kryesise se LSI-se?
Kemi folur shume here per kete. Ne e kemi bere te qarte se kemi shkarkuar nje kryetar keshilli te PS qe ka shkelur ne menyre te perseritur ligjin. Si mund te guxoje nje kryetar keshilli te mos zbardhe vendimet e keshillit? Ky eshte shperdorim detyre qe denohet penalisht. Eshte njelloj sikur Parlamenti te votoje per ligje dhe Jozefina te thote une nuk i zbardh keto ligje se s'kam qejf. I kerkuam PS te sillte nje kandidature tjeter per kryetar, por ata bojkotuan keshillin. Ne nuk do lejojme askend te sillet si pronar me qytetin e Fierit, me bashkine apo qytetaret. Ne po pergatisim nje padi penale per ish-kryetarin e PS ne keshillin bashkiak per shperdorim detyre.
Cili eshte parashikimi juaj per zgjedhjet e vitit 2009? A do te kete koalicion te LSI-se me PS-ne apo me ndonje force tjeter politike?
Ne zgjedhjet e 2009, LSI do hyje ne koalicion me te majten qe eshte kunder Sali Berishes dhe qe deshiron te nxjerre ate ne opozite. Edi Rama nuk eshte opozitar dhe ne nuk do bejme koalicion parazgjedhor me ate. Opozitari duket me veprime dhe jo me fjale. Sistemi proporcional rajonal nuk parashikon aleanca parazgjedhore mes partive te medha. Aleancat do te behen pas zgjedhjeve ne favor te rezultatit. Nje gje eshte e sigurt, LSI nuk do beje kurre aleanca me Berishen. Te tjerat mbeten per t'u pare pas zgjedhjeve, dhe ne varesi te rezultatit.
Bisedoi: Xhemil Beharaj