Nenkryetari i LSI: Kujdes rinise
Rinia eshte pjesa me e paster e elektoratit, me e paperlyer me pislleqet e propagandes partiake dhe pjesa me vitale e popullsise. Ky eshte qendrimi i nenkryetarit te LSI, Dritan Prifti, teksa shprehet se ka rreth 260 mije votues te rinj ne 2009 dhe per LSI eshte e rendesishme vota e tyre. "Rinia nuk i njeh dhe nuk i mbron intrigat ne politike. Nese rinia beson te forca jone politike, kjo do te thote qe e ardhmja na takon ne si LSI. Kemi futur ne kryesine ne LSI ne qender rreth 6 mije anetare te rinj nga Levizja Rinore per Integrim, dhe kete do te bejme ne te gjithe vendin", deklaroi ai. Duke nenvizuar se do t'i jepet pushtet rinise dhe do te promovohet me te gjitha menyrat. "Te rinjte dashurojne pa interes. Ajo kerkon te kontribuoje per vendin ku jeton dhe LSI do t'ia jap kete shans. Do hapim dyert e LSI per sa me shume te rinj, ashtu sic neser do promovojme ne qeveri dhe poste kyc ne administrate sa me shume te rinj", tha Prifti.