E Diel, 1 Nëntor 2026

BE vendos sanksione te reja ndaj Sirise dhuna vazhdon

Bashkimi Evropian mori vendimin per sanksione te reja ndaj personave me lidhje te aferta me presidentin sirian Bashar al Assad ndersa ne mbare vendin kane shperthyer luftime te reja.

Ministrat e Jashtem te BE-se thane gjate nje takimi qe paten ne Bruksel se do te vendosin sanksione te reja udhetimi dhe per bllokimin e pasurive te disa anetareve te administrates se zotit Bashar dhe familjes se tij perfshire gruan e tij te lindur ne Britani Asma al-Assad. Para takimit Sekretari i Jashtem britanik William Hague tha se sanksionet do te ndihmojne qe te shtohet presioni ndaj qeverise siriane per te cilen ai tha se po e vazhdon sjelljen prej vrasesi.

Diplomatet thone se lista e plote personave qe do te preken nga sanksionet do te publikohet te shtunen. Bashkimi Evropian ka marre me pare sansksione ndaj Sirise si pergjigje ndaj shtypjes se kryengritjes nje vjecare perfshire ndalimin e importimit te naftes dhe disa masa ndaj Bankes Qendrore te Sirise. Nderkohe aktiviste te opozites njoftuan sot per incidente te tjera me dhune. Dje nje dite pas miratimit te planit te paqes te propozuar nga ish-Sekeretari Pergjithshem Kofi Annan nga Keshilli i Siguritit i OKB-se 60 vete u vrane ne luftime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›