E Diel, 1 Nëntor 2026

Medvedev: Perëndimi ende pa alternativë për sistemin raketor

Dimitri Medvedev,Presidenti në largim i Rusisë, tha sot se perëndimit i “mbaron afati” i paraqitjes së propozimeve të reja, të cilat I sigurojnë pajtueshmërinë e Rusisë me mbrojtjen raketore në Evropë.

Medvedev, i cili në muajin maj largohet nga posti i Presidentit dhe në vend të tij vjen Vlladimir Putin, fitues i zgjedhjeve të fundit presidenciale, në një konferencë për siguri në Moskë, tha se “jemi të gatshëm të diskutojmë ide alternative”, por është ankuar se perëndimi nuk ka ofruar asnjë ide të re.

Më tej ai ka përsëritur se Rusia nuk ishte bindur nga argumenti i NATO-s se mburoja e propozuar raketore ka për qëllim mbrojtjen nga sulmet eventuale nga vendet siç është Irani.

Zyrtarët e Rusisë kanë shprehur shqetësime se mbrojtja raketore e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, mund ta dëmtojë aftësinë mbrojtëse atomike të Rusisë.

NATO-ja e ka hedhur poshtë propozimin e Rusisë që sistemi të udhëhiqej së bashku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›