Australia shkatërron një rrjet pedofilie

Policia australiane ka thyer një zinxhir të prostitucionit të fëmijëve ku ishin përfshirë së paku 13 burrame kombësi të ndryshme. Zyrtarët policorë kanë konfiskuar disa kompjutera, ku gjendeshin mijëra fotografi dhe xhirime të eksploatimit dhe keqtrajtimit seksual të fëmijëve. Në mesin e fëmijëve kishte edhe foshnje.
Sipas informatave selia e grupit ishte në Gjermani, ndërsa policia i arrestoi këta persona përmes Interpolit. Kundër të arrestuarve do të ngrihet aktakuzë dhe nëse dënohen mund të burgosen me nga 15 vjet.
Kombësia e fëmijëve dhe lokacionet ku ishin fotografuar dhe xhiruar ende nuk dihen. Hetimi kshte nisur në janar, ndërsa të arrestuarit janë të moshës nga 21 deri në 64 vjeç.