Sulmet ne France nxjerrin ne pah tensionet ne shoqerite evropiane

Sulmet ne France ndaj nje shkolle hebraike dhe ushtarakeve franceze ngjallen ne fillim spekullime se ishte veper e nje ekstremisti te se djathtes radikale. Me pas policia qartesoi ishte pergjegjes nje mysliman militant. Kronika e Zerit te Amerikes analizon se pse shume eksperte dyshuan ne fillim per perfshirjen e krahut te djathte dhe sesi ajo ideologji ka ndoshta nje gershetim te papritur me Islamizmin radikal.
Ishte nje tronditje e tmerrshme per komunitetin hebraik te Frances jugperendimore. Ndersa nxenesit mberrinin ne shkollen hebraike te henen ne mengjes nje person i armatosur u afrua me motociklete hapi zjarr vrau nje rabin djemte e tij te vegjel dhe nje vajze te vogel.
Vetem disa dite pas dy vrasjeve te ushtareve franceze me origjine afrikabo-veriore dhe nga Karaibet incidenti i beri shume njerez te mendonin perfshire eksperte se autori ishte nje ekstremist i se djathtes radikale qe ishte kunder emigracionit dhe pakicave.
Ky lloj kendveshtrimi ka fituar terren ne Evrope ne dekadat e fundit dhe disa nga keto qendrime kane depertuar ne politiken e disa vendeve perfshire Francen.
Por analistet vune gjithashtu ne dukje mundesine se nje forme radikalizmi ne pamje te pare krejt e ndryshme militantizmi islamik mund te kishte qene shkaku i sulmeve.
shte dicka qe vuri re sociologu dhe eksperti i ekstremizmit Marat Shterin i Kolegjit King te Londres.
Mua me duket dicka e jashtezakonshme qe te dyja versionet konsideroheshin te mundshme megjithese teoria e se djathtes ekstreme tingelloi edhe me e pranueshme ne syte e shume njerezve.
Shume spekulluan se toni i fushates presidenciale franceze me deklarata te ashpra per emigracionin dhe pakicat kishte kontribuar tek nje klime qe nxiste dhune.
Ndersa sherbesat mortore nderonin te vdekurit Marat Shterin tha se ne fakt teoria e dhunes se te djathtes radikale nuk duhet te kishte fituar aq shume terren sepse pikepamje te tilla kane nje platforme legjitime ne France.
shte krijuar nje situate shume delikate ku sipas mendimit tim dhuna e krahut te djathte eshte me pak e mundur ne France por ekstremizmi i se djathtes radikale konsiderohet legjitim. Sipas meje ne vendet ku pikepamjet e djathta ekstreme shprehen hapur ka me pak gjasa qe ato te shprehen permes dhunes.
Incidenti ne shkollen hebraike ishte vecanerisht trondites per shume njerez kryesisht sepse tre nga viktimat ishin femije. Por sulmi ishte pjese e nje vale sulmesh ndaj objekteve hebraike ne France.
Matthew Goodwin i Universitetit te Nottinghamit.
Nje nga faktoret e cuditshem dhe te pazakonte te anti-semitizmit eshte se e kapercen percarjen mes ekstremisteve politike si ata te se djathtes se skajshme por edhe te islamisteve radikale te dhunshem qe kane vecanerisht pakenaqesi per ceshtje te lidhura me Lindjen e Mesme.
Njeriu qe akuzohet per vrasjet vdiq ne nje shkembim zjkarri me policine dje ne nje apartament ku kishte qene i rrethuar per 30 ore. Ai ishte Mohammed Merah nje qytetar francez me origjine algjeriane qe kishte thene se ishte pasues i deges afrikano-veriore te al-Kaides.
Autoritetet thone se mesa duket ai vuri ne shenjester ushtaret si hakmarrje te aktiviteteve franceze ne vende islamike ndoshta duke zgjedhur te vriste ushtare arabe sepse i konsideronte tradhetare. Ata besojne se ai mund te kete shkuar ne shkollen hebraike i zemeruar nga politikat izraelite.
Cilatdo qofshin motivet veprimet e tij shkaktuan dhimbje te pamate dhe solidaritet mes komuniteteve te ndryshme etnike dhe fetare ne France dhe vende te tjera dhe reflektim per rruget qe nje shoqeri e hapur mund te ndjeke per tu mbrojtur nga ideologjite militantiste pavaresisht se ku e kane burimin.