Turqi, 2 të arrestuar për sulmin ndaj ambasadës iraniane

Mediat turke raportojnë se policia sot ka arrestuar dy persona me prejardhje iraniane, pas një sulmi me bombë zjarri në Ambasadën e Iranit në Ankara.
Këta dy persona janë të dyshuar për hedhjen e bombave molotov në ambjentet e Ambasadës.
Si pasoj e sulmit, ka shpërthyer zjarri, i cili ishte ndalur nga personeli i Amasadës.
Nuk është raportuar për persona eventualisht të plagosur.
Raportet e pakonfirmuara thonë se të dy personat e kishin ndërmarrë këtë sulm, në shenjë proteste kundër procesit të ngadalshëm të kërkesave të tyre për viza, nga ana e Ambasadës.