BEJRUT – Ministri libanez: Marrëveshja e armëpushimit, gati për dritën jeshile të Izraelit

ROMË, 26 nëntor /ATSH-DPA/- Më shumë se një vit pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe milicisë së Hezbollahut në Liban – marrëveshja për një armëpushim mund të jetë e afërt, sipas ministrit të Jashtëm libanez, Abdallah Bou Habib.
“Në parim, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka rënë dakord dhe ne jemi dakord si qeveri”, i tha Bou Habib stacionit televiziv italian Rai.
“Vendimi përfundimtar i mbetet kabinetit izraelit”, tha ministri.
Sipas raportimeve të medieve, Netanyahu pritet të mbledhë sot kabinetin e tij të sigurisë për të miratuar një armëpushim 60-ditor me Hezbollahun.
I pyetur nëse armëpushimi ishte 100% i sigurt, Bou Habib tha se 100% askush nuk mund të jepte një përgjigje.
“Ju duhet t’ia kërkoni këtë Netanyahut”, tha ai. //a.i/