Nis ndertimi i burgut te sigurise se larte
BERAT - Nis ndertimi i nje godine e cila do te sherbeje si nje nga burgjet e sigurise se larte ne Berat. Pas shume kerkesash nga autoritetet e Drejtorise se Burgjeve Ministria e Drejtesise ka dhene OK per ndertimin e nje burgu me parametra bashkekohore ne zonen e Dyshnikut tek ish-reparti ushtarak. Burimet bejne te ditur se vendi ku po ndertohet godina per strehimin e te denuarve eshte mjaft strategjik. Me ndertimin e ketij burgu do te zgjidhet edhe situata per te paraburgosurit. Prej rreth 2
vitesh personat qe arrestohen per krime te ndryshme jane siguruar ne dhomat e paraburgimit ne komisariatin e Lushnjes pasi ne Berat nuk ka ambiente. Ndertimi i ketij burgu do te ndikoje ne lehtesimin e veprimeve ndaj te denuarve. Sipas burimeve ndertimi i ketij burgu do te kete nje siperfaqe 29 mije metra katrore. Nje pjese e ndertimit eshte i gatshem pasi me pare aty ka qene nje repart ushtarak. Ne saje te projektit burgu do te kete kalceto fusha te ndryshme sportive per volejboll pingpong basketboll si dhe shume ambiente te tjera. Ndertimi i ketij burgu pervec krijimit te ambienteve bashkekohore per te denuarit do te ndikoje edhe ne hapjen e disa vendeve pune. d.xh