E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata liron pengmarresin nuk dhunoi

TIRANE - Gjykata e Tiranes caktoi dje masen e sigurise detyrim paraqitje per Mensur Liken nje nga personat qe moren ne peng nje te trete te shtunen ne Laprake per shkak te nje borxhi te papaguar. Likaj akuzohet nga prokuroria per vepren penale te heqjes se paligjshme te lirise ne dem te Nazmi Pepes. Nderkohe qe behet e ditur se pengu nuk eshte dhunuar apo keqtrajtuar por vetem i eshte kerkuar borxhi i papaguar. Sipas deklarimeve te personave qe kane dijeni per rrethanat e hetimit rreth ores 15.00 te dates 18 dhjetor shtetasi Nazmi Pepa eshte marre nga dy persona te panjohur nga lokali duke hipur ne automjetin e ketyre njeri prej te cileve eshte personi nen hetim Mensur Lika. Sapo kane arritur prane nje varreze makinash i demtuari Pepa ka komunikuar me te aferm te tij per kthimin e nje shume te hollash marre hua personit nen hetim. Sipas deklarimeve te shtetasit Pepes gjate gjithe kohes qe ka qene ne automjetin e personit nen hetim ndaj tij nuk eshte perdorur dhune psikike apo fizike. Nga shtetasi Mensur vetem eshte kerkuar borxhi i marre thuhej ne vendimin e gjykates per caktimin e mases se sigurise. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›