BERAT/ Rritet cmimi i bukes dhe i ushqimeve
BERAT- Prej dy ditesh ne qytetin e Beratit ka pesuar rritje te ndjeshme cmimi i bukes. Ne prag te festave nje kilogram buke eshte shitur me 100 leke nga 80 leke qe shitej me pare. Sipas qytetareve kjo eshte e paperballueshme per ta ndersa shitesit e justifikojne kete me rritjen e cmimit te miellit. Duhet te merren masa pasi per ne eshte e paperballueshme kjo rritje e cmimit u shpreh nje pensioniste e cila diten e djeshme e kishte blere buken me 100 leke. Ashtu sikurse buka ne Berat keto dite kane pesuar rritje te cmimeve edhe produktet e shportes. Sipas qytetareve kjo ndodh ne cdo prag festash por kete vit cmimet jane akoma me te shtrenjta. Ata i frikesohen nje rritjeje tjeter ne ditet ne vijim ku kerkesa per blerje shtohet per Krishtlindje dhe per Vitin e Ri.