E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debore ne bregdet zbardhet Durresi Vlora e Saranda

/ /

Ne Durres reshjet e bores mungonin prej 23 vitesh. Floket e dendura zgjaten disa ore derisa u krijua shtresa e cila arriti deri ne 15 cm. Ne kete qytet reshjet e bores jane dicka e rralle. Qytetare te moshave te ndryshme lane punen studimet apo edhe aktivitete te tjera te perditshme dhe iu gezuan kesaj mrekullie duke zhvilluar lojera ne bore apo edhe duke fokusuar ne aparatin e tyre fotografik keto momente. Kjo situate solli anomali ne qarkullim. Situata me e veshtire eshte paraqitur ne hyrje te Durresit ne vendin e quajtur Ura e Dajlanit pasi mjetet kishin nevoje per zinxhire ne pjesen malore. Reshjet e bores zbardhen per disa minuta edhe qytetin bregdetar te Vlores. Ndersa ne qytet eshte shkrire shume shpejt ne zonat kodrinore rreth saj vijon te mbaje shtrese debora. Nderkaq reshjet e bene te pakalueshme Qafen e Llogarase. Mjetet ne kete aks qe lidh Vloren me Saranden mund te kalonin vetem me zinxhire. Bllokime te rrugeve ka pasur dhe ne akset e zones se lumit te Vlores pasi trashesia e debores arriti ne 30 cm. Si pasoje e pranise se akullit ne rruge jane bere disa aksidente por vetem deme materiale ne automjete. Debora gezoi dje edhe banoret e Sarandes pasi qyteti u gdhi gjithashtu ne bardhesi. Brenda ne qytet reshjet nuk shkaktuan probleme. Madje banoret kane shfrytezuar rastin per te shkrepur fotografi apo per te luajtur me njeri-tjetrin. Nderkaq reshjet shkaktuan probleme ne Qafen e Muzines ne Delvine ku mjetet per disa ore mund te kalonin vetem me zinxhire. Ndryshe nga qytetet bregdetare ku debora shkaktoi gezim e blice aparatesh tek qytetaret ne zonat e thella malore reshjet vijojne te shkaktojne probleme me izolimin e fshatrave mungesen e energjise etj. Reshjet veshtiresuan qarkullimin rrugor edhe ne aksit nacional Tirane-Lezhe dhe Tirane-Kukes. Me problematike ka qene situata ne rrethin e Krujes ku trashesia e debores arriti ne 10 cm. Mungonin borepastrueset e per pasoje jane perplasur mbi dhjete automjete me njera-tjetren. Ndersa banoret e Fushe- Krujes pohuan se nuk kishte zene shtrese debora qe prej 20 vitesh. Malesia e Krujes u bllokua per disa ore. Ne Mirdite rruga qe lidh kete rreth me Qafen e Malit dhe Fushe-Arresin u bllokua pasi trashesia e debores kaloi mbi nje meter. E bllokuar eshte edhe rruga Rreshen-Lure. Probleme paraqiten edhe ne mjaft zona te Kukesit e Tropojes. Moti probleme ne disa qarqe

Probleme te motit jane shenuar edhe ne zonen e Beratit Skraparit Korces Librazhdit etj. Burime nga prefekturat e ketyre qarqeve bene te ditur se probleme jane shenuar vetem ne disa zona te thella malore ku fshatra te tera jane izoluar per disa ore si pasoje e ngricave dhe temperaturave nen zero. Nderkaq ndermarrjet e rrugeve kane punuar gjate gjithe dites duke hedhur kripe per te normalizuar situaten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›