E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder vetevritet 40-vjecari duke pastruar armen

SHKODER- Nje 40-vjecar eshte vetevrare ne menyre aksidentale teksa po pastronte nje arme gjahu ne dhomen e tij. Burime te policise bene te ditur se prane trupit te viktimes eshte gjetur arma e gjahut cifte dhe nje gjerdan me 24 fisheke. Ngjarja e rende ndodhi dje rreth ores 1730 ne fshatin Melgushe te komunes Bushat. Lutfi Muriqi gjeti vdekjen teksa po pastronte armen. Te afermit sapo kane degjuar krismen ne banese kane shkuar menjehere ne dhomen e 40-vjecarit por ata e kane gjetur ate te mbuluar me gjak. Megjithese u munduan ti japin ndihmen e pare dhe ta dergojne ne spitalin e Shkodres cdo perpjekje e tyre per ta mbajtur ne jete Muriqin ka qene e kote pasi plaga e marre ne gjoks ka qene fatale per te. Policia e Shkodres nisi hetimet por pas deshmise se familjareve arriti ne konkluzionin se ai eshte vetevrare ne menyre aksidentale. r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›