E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapet duke vjedhur Saleo ishte kthyer tmerri i Korces

KORE- Shperthejne vjedhjet ne qytetin e Korces. Vetem gjate 24 oreve te fundit jane vjedhur kater makina ndersa ne komisariat ka perfunduar banori i perhershem i dhomave te paraburgimit Saleo Stojani. Minoreni qe tashme ka arritur moshen 17-vjecare numeron qindra raste te vjedhjeve jo vetem ne Korce por edhe ne qytete te tjera. Ai eshte kapur ne flagrance ndersa flinte ne vendin ku kreu vjedhjen e radhes. Sipas policise bashke me Saleon eshte arrestuar edhe nje 15-vjecar me inicialet A.T. Blute shkuan nje dite pas vjedhjes se nje magazine ne vendin e ngjarjes per te kryer keqyrjen e vendit dhe aty gjeten hajdutet qe flinin te qete. Te pakten kater vjedhje sipas policise mbajne autoresine e Saleo Stojanit ne dyqane te ndryshme ku ka pervetesuar leke kamera kompjutera farmaci si dhe banesa private. Policia e Korces ka ndaluar nderkaq edhe tre te rinj te tjere te moshave 15 deri ne 21 vjec qe jane identifikuar si autore te vjedhjes se nje lokali fast food ne shumen 1500 leke. g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›