Shkoder liqeni permbyt zonen e Livadheve banoret ne panik
SHKODER - Megjithese reshjet e shiut gjate dy diteve te fundit kane pushuar niveli i ujit ne liqen vazhdon te jete i larte duke vazhduar ta beje problematike situaten ne rajonin e Shkodres. Madje ne disa segmente te shkurtra ne rrugen e Shirokes uji eshte barazuar ne nivelin e rruges qe te con ne kete lagje turistike. Veshtiresite me te medha jane ne banesat e zones periferike te liqenit e njohur si Livadhet. Ketu me qindra banesa jane te rrethuara nga uji nderkohe qe ne rruget me te cilat banoret e kesaj zone komunikojne niveli i ujit arrin deri ne 50 cm. Per keta arsye ata levizin per nevojat e tyre jetike me varka apo me cizme te gjata peshkataresh por nuk perjashtohen edhe karrocat me kuaj. Uji ka filluar te depertoje edhe ne shtepite e para ne ato me te uletat duke bere qe tek keta banore te rikthehet frika e nje permbytjeje masive si ato te fillimit te vitit. Banoret e kesaj zone shprehen te shqetesuar se nuk jane lajmeruar ne kohe per prezencen e ujit sic ndodhi edhe ne muajin janar prandaj ata kerkojne mbeshtetjen e shtetit ne rast perkeqesimi te situates. Viktor Ndreu nje nga banoret e kesaj lagjeje shprehet Si ka mundesi qe kesaj here nuk na ka ardhur askush te shohe se cfare po behet ne zonen tek Livadhet. Ndoshta ata kane qene ne zonat e tjera pasi Livadhet kane nje shtrirje te gjate por ketej nga ana jone tek Zooteknika nuk eshte dukur asnjeri. Po thuhet se hidrocentralet nuk kane shkarkime shi ka dy dite qe nuk po bie niveli i ujit eshte vetem pak cm me poshte se vjet. Ne nuk po marrim vesh gje vetem se po na bejne te rrime ne gatishmeri si ne zborin e kohes se Enverit. Presim kur te vije uji ti hipim varkes me familje te dalim ne Shkoder e te shkojme ku do na thone te strehohemi. Zona e Livadheve ndodhet ne periferi te qytetit te Shkodres dhe eshte permbytur ditet e fundit nga prurjet e liqenit te Shkodres. Prurjet e medha te lumenjve ne zonen e Malesise se Madhe si dhe te Malit te Zi kane bere qe te rritet ndjeshem niveli i liqenit. Por sipas specialisteve te hidroteknikes situata mund te perkeqesohet akoma edhe me shume ne rast se hidrocentralet do te fillojne shkarkimet masive sic ndodhi ne permbytjet e fillimvitit. Atehere rrjedha e lumit Drin do te pengonte derdhjen e lumit Buna ne det e per pasoje uji do te ndryshonte drejtimin e levizjes duke rritur nivelin e liqenit ne drejtim te Livadheve dhe lagjeve te qytetit. r.d