E Enjte, 5 Nëntor 2026

BERLIN – Ambasadori ukrainas i bën thirrje NATO-s për mbrojtje ajrore

BERLIN, 4 qershor /ATSH-DPA/- Ambasadori ukrainas në Gjermani, Oleksii Makeiev ka bërë sërish thirrje për ngritjen e një sistemi mbrojtës kundër sulmeve ajrore ruse në Ukrainën perëndimore në territorin e NATO-s.

Makeiev shkroi në një artikull të botuar në “Zeit Online” se raketat dhe dronët rusë duhet të interceptohen nga sistemet e armëve të vendosura në anën tjetër të kufirit ukrainas në vendet fqinje.

Ukraina, aktualisht është e ekspozuar ndaj një breshëri të vazhdueshme të sulmeve ajrore ruse dhe trupat ruse po avancojnë gjithashtu në terren.

“Mbrojtja e hapësirës ajrore të Ukrainës perëndimore nga jashtë është teknikisht e mundur dhe ligjërisht e lejueshme”, tha ambasadori.

Ai përmendi mbrojtjen e suksesshme kundër sulmit ajror iranian ndaj Izraelit në prill, në të cilin morën pjesë SHBA, Britania e Madhe dhe Jordania dhe vende të tjera.

Sipas ligjit ndërkombëtar, Karta e OKB-së përcakton se një vend i sulmuar mund të mbrohet. Vendet e treta lejohen të ndihmojnë vendin e sulmuar pa u bërë vetë objektiv.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›