INDI – Modi shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare

NJU DELHI, 4 qershor /ATSH-DPA/ – Partia e kryeministrit aktual, Narendra Modi ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare të Indisë.
”Njerëzit kanë shprehur besimin e tyre në koalicionin e tyre qeverisës për të tretën herë radhazi”, shkroi Modi në X.
Pas numërimit të një pjese të votave, Partia nacionaliste hindu Bharatiya Janata (BJP) ndoshta do të kthehet në partinë më të fortë, por do të humbasë shumicën absolute në Dhomën e Ulët të parlamentit.
Kjo do të thotë se ajo do të duhet të mbështetet në dy partnerët e saj të koalicionit për të formuar një qeveri.
Besohet se Modi do të jetë në gjendje të vazhdojë të qeverisë për një mandat të tretë pesëvjeçar.
Megjithatë, Rahul Gandhi i partisë ”Kongresi” të opozitës, nuk përjashtoi bisedimet me dy nga partnerët e koalicionit të Modit.
Tregu i aksioneve pësoi humbjet më të këqija në katër vjet si reagim ndaj pengesës së Modit.
Vetëm BJP e Modit kishte fituar 303 vende në zgjedhjet e mëparshme, shumë më tepër se shumica prej 272 vendesh të nevojshme për të qeverisur.
Pesë vjet më parë, së bashku me aleatët e tij, ai fitoi 353 vende, një shumicë e madhe./ /os/