FRANCË – Macron: Hamasi të pranojë marrëveshjen e armëpushimit

PARIS, 4 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi sot sërish lëvizjes islamike palestineze Hamas, të pranojë marrëveshjen e armëpushimit të vënë në tryezë nga homologu i tij amerikan Joe Biden, sipas Elysee.
”Përgjegjësia është shumë e madhe”, deklaroi Macron.
”Pengjet, përfshirë dy bashkatdhetarët tanë, më në fund duhet të kthehen në familjet e tyre”, shtoi ai.
”Kalvari i palestinezëve në Gaza duhet të marrë fund”, tha ai në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Ai shtoi se “Autoriteti Palestinez, i reformuar dhe i forcuar, duhet të sigurojë qeverisjen e Gazës dhe territori duhet të jetë pjesë integrale e një shteti të ardhshëm palestinez”./ a.jor.