BERLIN – CDU&CSU: Marrëdhëniet me SHBA-në të një rëndësie të madhe

BERLIN, 9 prill /ATSH-DPA/ – Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara mbeten të një rëndësie thelbësore, thuhet në tekstin e marrëveshjes së arritur mes palëve të qeverisë së ardhshme, pavarësisht marrëdhënieve të trazuara pas rikthimit të presidentit Donald Trump.
Blloku konservator CDU&CSU dhe socialdemokratët e qendrës së majtë e përshkruajnë partneritetin transatlantik si “një histori e madhe suksesi për të dyja palët, e cila duhet të vazhdojë në kushte të reja”.
Gjermania zotohet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e përbashkët, sipas një teksti të rënë dakord nga negociatorët e partisë.
“Në fushën e politikës tregtare, ne kërkojmë bashkëpunim të ngushtë me të gjithë Amerikën e Veriut. Zona ekonomike transatlantike ofron kushtet më të mira për sukses në konkurrencën globale”, thuhet në marrëveshje.
Ai gjithashtu thekson Kanadanë si një “pjesë qendrore të partneritetit transatlantik”, duke vënë në dukje interesat dhe vlerat e shumta që ndajnë vendet.
”BM mbetet një nga partneret më të ngushta të Gjermanisë, si në planin dypalësh ashtu edhe brenda NATO-s”, thekson deklarata e konservatorëve./ /os/