BERLIN – Habeck: BE-ja duhet të bëhet më pak burokratike

BERLIN, 24 qershor /ATSH-DPA/- Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck është shprehur në favor të reformave themelore në Bashkimin Evropian për ta bërë bllokun më të zhdërvjellët dhe më pak burokratik – gjatë një fjalimi sot në konferencën e Ditës së Industrisë në Berlin.
“BE-ja duhet të bëhet më e fortë në aspektin e politikës ekonomike dhe industriale”, tha Habeck.
Ai përmendi gjithashtu shtatë pika specifike që do të dëshironte të zbatoheshin nga Komisioni i ardhshëm Evropian.
“Këto masa përfshijnë vlerësimin e bashkimeve të mundshme të bizneseve në BE sipas tregut global dhe jo vetëm nga perspektiva e tregut të brendshëm të BE-së”, tha ai.
“Industria e mbrojtjes dhe armatimeve të BE-së duhet të forcohet dhe duhet të ketë një politikë aktive rreth lëndëve të para”, tha Habeck, një anëtar i partisë së Gjelbër që shërben gjithashtu si zëvendëskancelar i Gjermanisë.
“Marrëveshjet e tregtisë së lirë gjithashtu duhet të bien dakord vetëm në nivel të BE-së, në vend që të kalojnë nëpër parlamentet e shumë vendeve në bllok”, tha Habeck. //a.i/