BERLIN – Merkel mbron Merz: sfidat janë të mëdha, i uroj qeverisë suksese

BERLIN, 14 maj /ATSH-ANSA/ – I uroj kësaj qeverie suksese, deklaroi sh-kancelarja gjermane Angela Merkel në një intervistë me Focus, në të cilën ajo mbrojti veprimet e qeverisë së udhëhequr nga Friedrich Merz, një ish-kundërshtar politik i cili aktualisht po bie ndjeshëm në sondazhe.
Merkel ka përshtypjen “se të gjitha palët e përfshira” në qeveri “janë të vetëdijshme për përgjegjësinë e jashtëzakonshme” të kësaj faze.
Ajo u kërkoi qytetarëve gjermanë të vlerësojnë në mënyrë të drejtë rezultatet e arritura nga qeveria aktuale federale: “Çdo qytetar duhet të përpiqet, me moderim dhe ekuilibër – këto kanë qenë gjithmonë fjalët e mia të preferuara – të vlerësojë atë që qeveria ka arritur tashmë.” “Nuk është sikur nuk ka ndodhur asgjë,” shtoi ajo.
Për Merkelin, e cila ishte në krye të vendit nga viti 2005 deri në vitin 2021, qeveria e Unionit dhe SPD po punon “nën kushte të jashtme vërtet të vështira”.
“Këto janë sfida të mëdha,” shtoi ajo, duke iu referuar luftërave në Ukrainë dhe Iran.
Ish-kancelarja gjithashtu mbrojti politikën buxhetore të qeverive që ajo drejtoi.
“Sot, ne nuk mund të krijonim një fond infrastrukture ose të përballonim shpenzime të pakufizuara për mbrojtjen nëse nuk do t’i kishim menaxhuar financat tona kaq mirë”, shtoi ajo. /os/