E Hënë, 2 Nëntor 2026

BERLIN – Merz dënon sjelljen agresive ruse ndaj Polonisë

BERLIN, 10 shtator /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz iu bashkua udhëheqësve të tjerë evropianë në dënimin e depërtimit të dronëve rusë në hapësirën ajrore polake, duke shënuar një përshkallëzim serioz në marrëdhëniet midis Moskës dhe NATO-s.

“Rusia ka rrezikuar jetë njerëzore në një vend që është pjesë e NATO-s dhe BE-së”, theksoi Merz.

Merz i  përshkroi ngjarjet e natës si një veprim të pamatur, pjesë e një serie të gjatë provokimesh në rajonin e Detit Baltik dhe në krahun lindor të NATO-s.

“Qeveria gjermane dënon sjelljen agresive të Rusisë në termat më të forta”, theksoi Merz.

Ai tha se ‘’Varshava informoi aleatët e NATO-s këtë mëngjes për depërtimin e dronëve të armatosur rusë në hapësirën e saj ajrore’’.

“Është pozitive që Polonia, së bashku me aleatët e saj të NATO-s, ishte në gjendje ta njihte këtë rrezik në kohën e duhur dhe ta eliminonte atë”, tha Merz, duke shtuar se ‘’NATO është dhe do të mbetet gati për të mbrojtur veten e saj’’./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›