E Diel, 1 Nëntor 2026

BERZH, 500 mijë për Terminalin Multimodal

Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Jorida Tabaku

TIRANE- Bashkia e Tiranës njoftoi sot për marrjen e një fondi prej 500 mijë eurosh, financim nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për realizimin e projektit të Terminalit Multimodas të trenit, linjave urbane dhe interubane dhe të tramit.

Njoftimi u bë gjatë një konference për shtyp, nga nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku, e cila theksoi se, kjo është shenjë besimi që një prej institucioneve më të rendësishme financiare europiane ka tek Bashkia e Tiranës projektet dhe politikat e saj financiare.

Dhënia e dritës jeshile, për të filluar këtë projekt është shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh fillimin e ndërtimit të një bashkëpunimi shumë të mirë me BERZH, me një institucion ndërkombëtar, i cili ka besim tek projektet tona, por nga ana tjetër për të treguar edhe qëndrueshmërinë e politikave që ne kemi ndërmarrë deri tani, politikave fiskale që Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë, rëndesinë e projekteve strategjike , që ne i fillojmë sot, por që do të ndikojnë në jetën e qytetarëve të Tiranës, besoj për 20 vitet në vijim, tha Tabaku.

Hapësira prej 80 mijë metrash katrorë, e cila i ka kaluar Bashkisë së Tiranës vetëm pak ditë më parë me vendim qeverie, pranë tokës së ish-Doganës është parashikuar të ketë edhe një qendër tregtimi.

Sipas Tabakut, Terminali i ri Multimodal do të akomodojë atje pothuajse 10 linja autobusësh, mbi 400 mikrobusë të cilët vijnë nga veriu dhe nga jugu do të akomodohen atje, por njëkohësisht edhe rreth 350 taksi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›