Ndalin reformat, “shpërthejnë” akuzat

Socialistët akuzojnë mazhorancën se po bllokojnë qëllimisht, akuza që u artikuluan gjatë ditës së djeshme nga kreu socialist, Edi Rama.
Patozi: Opozita po nis bojkotin e ri
Sot, u përgjigj kryetari i grupit demokrat, Astrit Patozi, i cili i konsideroi mesazhet e opozitës si nisja e një bojkoti të ri. Ai shtoi se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën, por vijoi se nuk mund të pranonte tekat e Ramës.
“Në një proces ku si mazhoranca dhe opozita janë në paritet të plotë, secila nga palët kanë të drejta të plota. PD i qëndron marrëveshjes së nëntorit, por nuk mund të pranojmë tekat e Ramës”, tha Patozi më tej.
Ruçi: Bllokuat dy reforma të rëndësishme
Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, theksoi në fjalën e tij se mazhoranca po bllokon qëllimisht dy nga reformat kryesore të progres-raportit. “Do të ishte në nder të mazhorancës dhe opozitës që këto dy reforma të ishin përmbushur. Në vend që të bëni autokritikë, ju akuzoni opozitën. Nëse ka prioritet për opozitën janë rregullat e lojës. Nëse opozita ka një shqetësim, nuk është vetëm i saj”, theksoi ai.
Berisha: Rama i gris marrëveshjet
Në përgjigje, kryeministri Sali Berisha, akuzoi liderin e opozitës se nuk i qëndron marrëveshjes së nënshkruar prej tij. “Lidhur me situatën në reformën zgjedhore apo ndryshimeve në Rregulloren e Parlamentit, e vërteta është që në traditën tashmë qartësisht të kristalizuar pas reformës 2008, lidershipi socialist merr përsipër të grisë çdo marrëveshje. Kjo as nuk na befason dhe është në bindjen tonë se ky qëndrim i opozitës nuk mund të zgjidhet nga Partia Demokratike. Këtë e zgjidh dhe do ta zgjidhin shqiptarët”, theksoi Berisha.
Sipas tij, mazhoranca ka bërë gjithçka për avancimin e reformave. “Dy muaj para se të firmosej marrëveshja, lidershipi i tyre rreshtoi dhjetëra kërkesa për Rregulloren e Parlamentit. Natyrisht duke qenë të bindur se kjo është e standardeve më të mira demokratike, ne pranojmë të rishikojmë rregulloren, duke e adaptuar atë nen për nen me rregulloren e Parlamentit Evropian. Pas refuzimit për një kohë të caktuar, më së fundi lidershipi socialist e pranoi këtë. Votoi një vendim në Parlament. Akti i parë i tyre është shkelja e marrëveshjes. Kërkojnë që kryeministrit t’i shkurtohet koha, pra të ndryshohet Kushtetuta. Kërkojnë që kryeministri të ketë kohë të barabartë me minorancën”, shtoi ai.
Berisha u shpreh se i kishte kërkuar Ramës që të ndryshohej Kushtetuta në mënyrë që ai të mund të kandidonte si deputet duke qenë edhe kryetar bashkie. Ai foli gjithashtu edhe për mënyrën e votimit në Kuvend për dekretet e Presidentit. “Dekreti nuk është person, por akt madhor juridik. Edhe këtu votojmë fshehtas për personat. Nuk ka Kod në botë që për zgjedhjet të dënohet me 8 vite burg. Nuk është kështu, por ne e kemi votuar dhe e pranuar. Kjo nuk ndodh askund, vetëm në regjime. Spiunët që kapen duke i dhënë informata shtetit tjetër dënohet deri në 4 vjet. Kjo nuk bëhet me urrejtjen ndaj armikut se humba zgjedhjet. Si mund të dënoni 25 mijë komisionerët tuaj? Asnjë rekomandim i ODIHR-ti nuk do të bllokohet. Ju doni me çdo kusht që të bllokoni statusin. Kjo mazhorancë nuk do t’iu lutet ju që të mos e bllokoni, as sot as pas 5 vitesh. Bëtë 1700 demonstrata, rrethuat Këshillin e Ministrave, e pësuat në mënyrë ekzemplare më 8 maj. 2013-ta po vjen dhe shqiptarët do të japin verdiktin e tyre. Nëse opozita nuk do nuk është detyra e mazhorancës që ta përdorë, por ta respektojë si sovran”, vijoi.
Ruçi: Kryeministri jo zë i vetëm në Parlament
Pas deklaratave të kryeministri, iu kundërpërgjigj sërish Ruçi, duke theksuar se opozita nuk kërkon që t’i shkurtohet koha e fjalës së kryeministrit në Parlament. “Z. Kryeministër ke qenë 8 vite në opozitë dhe ke folur sa herë ke dashur. Ajo që ka kërkuar opozita në ndryshimin e rregullores kanë nisur në kohën e qeverisjes, ku ne dëgjuam opozitës. Ju i bëtë ndryshimet në mënyrë të njëanshme. Më gjej një Parlament në botë që rregullorja të ndryshohet pa opozitën. Ne nuk kërkojmë që kryeministrit t’i shkurtohet koha. Kërkesa e opozitës është ajo që kryeministri të mos jetë zë i vetëm në Parlament. Në cilin vend të botës flet kryeministri dhe nuk ka përgjigje nga opozita. 20 vjet është votuar për dekretet e Presidentit kur kishte të bënte me votim personash. Këtë do të korrigjojë opozita. Ju keni frikë nga vota e fshehtë. Kjo është arsyeja që ju keni frikë nga dënimet. Dënuesit janë në Ministrinë e Brendshme, në KQZ, etj. Këto do të ndryshojë opozita”, nënvizoi ai.
Ruçi shtoi se opozita është e gatshme për të bërë një reformë zgjedhore që të marrin fund manipulimet e zgjedhjeve në Shqipëri dhe t’u jepet fund notave negative nga ndërkombëtarët. “Ne do të jemi tek komisioni i Ligjeve, ai i reformës Zgjedhore dhe reformës parlamentare, për të kryer reformat në kohën e përcaktuar. Nëse do të duhet më shumë kohë, ejani ta miratojmë, por mos akuzoni”, vijoi Ruçi.
Berisha: Propozimet për rregulloren bien ndesh me marrëveshjen
Kryeministri Berisha theksoi në replikë se propozimet e opozitës për ndryshimin e Rregullores së Parlamentit bien ndesh me marrëveshjen e arritur. “Të gjitha propozimet e bëra nga deputetët e Partisë Socialiste në komisionin e rregullores t’u shpërndahen të gjithë deputetëve. Nuk dua të komentoj deklaratat e z. Ruçi pasi është i painformuar. Dosjen e plotë të PS-së t’u shpërndahen deputetëve dhe të shihen se sa përputhen ato me marrëveshjen. Së dyti, do të llogarisni kohën e kryetarit të opozitës dhe mëkëmbësit të saj dhe shpërndajeni këtë. Shtojeni edhe 30 minuta në seancë dhe del se kush ka pasur kohë më shumë dhe ekran më shumë nga 2005 e këtej. Mos harroni se kur unë isha kryetar opozita nuk garoja për kryetar bashkie, por rrija në krye të opozitës”, shtoi ai. /Saimir Lleshi/Start/
2012-02-23 11:28