E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko humb garën për në Selinë e OKB-së

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Moon, ka vendosur që të marrë në këtë pozicion, turken Cihan Sultanoglu.

Vendimi është bërë publik nga zyra e UNDP-së, ku administratori i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Qemal Dervish, lajmëron për emërimin e ri të zonjës Sultanoglu. “Është kënaqësi për mua të njoftoj emërimin e znj. Cihan Sultanoglu (Turqi) si administratore e re, zëvendësndihmës dhe zëvendësdrejtor, Zyra Rajonale për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura (RBEC) në New York”, ka deklaruar ai.

Në garë për këtë post, përveç Majkos, ishin edhe 40 kandidatë të tjerë nga e gjithë bota. Majko la mandatin e deputetit pa kohë më parë për të shkuar në Nju Jork, por përveç se la postin e parë, humbi edhe të dytin të pretenduar. Në këtë rast, Shqipëria e mbështeti fuqishëm kandidaturën e Majkos, ku referenca tejet vlerësuese mësohet se ka dhënë kryeministri, kryetarja e Parlamentit si dhe Ministria e Jashtme. /Start/

                                                                                             2012-02-23 12:10
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›