E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Leje ndërtimi brenda 55 ditëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës zotohet se koha e shqyrtimit të lejeve të ndërtimit do të ulet ndjeshëm. Lulzim Basha deklaroi se kohëzgjatja nuk do të jetë më shumë se 55 ditë. Ai e cilësoi këtë një afat kohor mjaft komod duke e krahasuar me mesataren e vendeve të rajonit që është 75 ditë.

Këtë muaj, inaugurojmë sportelin me një ndalesë, shërbimin me një ndalesë, për të gjithë lejet e licencat. Nëse sot, mesatarja e dhënies së lejeve të ndërtimit në rajon është 75 ditë, qyteti i Tiranës do ta presë këtë në 35 ditë, duke shtuar këtu edhe 20 ditë, të periudhës së detyrueshme për konsultim, nga ligji i ri i Urbanistikës. Çdokush që do të aplikojë për një leje ndërtimi, në qytetin e Tiranës nuk do të kalojë më shumë se 55 ditë pa përgjigje, nga të cilat 35 ditë do të jetë ndërveprimi me Bashkinë e Tiranës, në sportelin me një ndalesë dhe 20 ditë, periudha e shpalljes në regjistrin publik, u shpreh Basha.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës gjithashtu bëri të ditur se me 14 mars do të nisë panairi Javët e biznesit kombëtar që do të çelet në Tiranë dhe për të vijuar më pas në  Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe në Preshevë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›