E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH: 60% e shqiptarë u prekën nga kriza, rritja ekonomike 1.2%

Tiranë- Rritja ekonomike për Shqipërinë gjatë vitit 2012 do të jetë 1.2%. Ka qënë ky konkulzioni i raportit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i publikuar sot me tematikë Kriza dhe Tranzicioni.

Raporti i BERZH flet qartë për një rritje më të ulët ekonomike edhe se parashikimet e Bankës Botërore, e cila në raportin e fundit e vlerësoi në masën 2% për viitn 2012.

Familjet shqiptare të pyetura gjatë 2011-ës lidhur me situatën ekonomike të tyre kanë deklaruar në masën 60% se kriza ka ndikuar jetën e tyre dhe se ka qënë shkaku krysor që kanë ulur ndjeshëm konsumin ushqimor.

Në fjalën e tij përfaqësusi i BERZH, Peter Sanfety deklaroi se rritja e borxhit ndikon direkt në ekonominë dhe rritjen e saj dhe bëri apel që më të tregohet shumë kujdes. BERZH ka shtuar se raporti bie në kundërshtim me rritjen ekonomike të deklaruar nga Shqipëria.

Në këtë raport të BERZH bëhet një panoramë e ekonomisë së 29 vendeve të Evropës Qëndrore dhe Azinë por BERZH tha se gjërat mund të ndryshojnë dhe asgjë nuk parashikohet definitivisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›