Olimpiada Londër 2012, fillon numërimi mbrapsht
Londër- Pas vitesh planifikimi dhe përgatitjesh na ndajnë vetëm 100 ditë për të prekur startimin e Lojëra Olimpike ‘Londër 2012′.
Organizatorët thanë se janë të gati për të mirëpritur botën dhe një seri ngjarjesh janë planifikuar për të theksuar numërimin mbrapsht deri në hapjen zyrtare të tyre, pas fiks 100 ditësh.
‘Ne jemi absolutisht të kujdesshëm se ku duam të jemi pas 100 ditësh, ne jemi gati të mirëpresim botën në Londër. Miliona njerëz përreth Britanisë janë bërë gati për të celebruar eventin më të madh në sport. Tetë milion njerëz dhe 11 milionë bileta janë shitur për njerëzit’- tha Paul Deighton, shefi ekzekutiv i ‘Londër 2012′.
Shumë nga testet paraprake të evenit janë mbajtur në ambjentët ku do zhvillohet eventi gjigand sportiv, por një provë gjenerale do të mbahet në fundjaven e parë të Majit në Parkun Olimpik ku pritet të marrin pjesë 80.000 njerëz.
Po ashtu edhe, Denis Oswald deklaroi muajin e shkuar: ‘Londra është gati të presë botën’. Përgatitjet e fundit janë duke u kryer për të pritur edhe 5 milionë vizitoret e vlerësuar si shtesë.
‘Është shumë e rëndësishme që ne të kujtojmë se kjo është një festë dhe qyteti do të duket ndryshe. Por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që të sigurohemi që kjo do të funksionojë edhe për ata që janë të përfshirë në lojërat dhe për të tjerët që s’janë’- tha kryetari i lojrave të Londrës, Sebastian Coe.
Pritet që në Londër të mbërrijnë për olimpiadën 10.500 ateletë, 21.000 media dhe 8.8 milion persona që kanë blerë biletat.
Dorina Bilbili/IDEA/