E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncesionet e HEC-ve, Kundërshtarët duan terrin e burokracisë

Tiranë- Ndërtimi i hidrocentraleve në vend dhe futja e metodës së koncensioneve eklektonike ishin kryefjala e mbledhjes së sotme të qeverisë.

Duke folur për ndërtimin e hidrocentraleve në vendin tonë kryeminsitri, Sali Berisha theksoi se deklaratat për anullimin e tyre janë në dëm të zhvillimit të vendit.

Ata që ngrihen kundër regjimit të vendit të tyre nuk vijnë ndonjeherë në pushtet. Sepse të deklarosh se do të anulloj ndërtimin e 320 hidrocentraleve do të thotë të mbledhësh të gjitha fuqitë negative të natyres dhe ti derdhësh kundër vendit tënd- tha Berisha duke nënvizuar se prononcime të tilla shërbejnë për të frenuar një proces jetik që asetet dhe pasuritë i shndërron në vlera.

Kryeministri Berisha tregoi se aktualisht nga kontratat e nënshkruara burojnë së paku 3 miliardë euro dhe janë parashikuar 100 mijë vende pune.

Ndaj duke patur parasysh rëndësinë e këtij procesi për zhvillimin e vendit, duhet të them se mbi këto kontrtara janë firmosur minimumi 3 miliardë euro investime, mbi 100 mijë vende pune që krijohen në procesin e ndërtimit të këtyre hidrocentraleve që po ndërtohen nga Jugu deri në Alpe.

Duke thënë se hapi i dytë i madh është kalimi në një procedurë tërësisht dixhitale të koncensionimit. Në faqen e agjencisë së prokurimeve publike do mund të lexohet nga cilido të gjitha ofertat, fituesit dhe kushtet në të cilat kanë fituar. Kjo përben një hap shumë të madh, në pëpjekjen tonë për të konsoliduar në këtë vend partneritetin për një qeveri të hapur, nismë kjo e dy viteve më parë nga presidneti Obama dhe ajo e  Brazilit- shtoi kryeminsitri.

Teksa nënvizoi: Shqipëria këto ditë ka regjistruar një nga rezultatet më të shkëlqyera duke u rënditur e treta në botë sipas universitetit të Kembrixhit që vlerëson hapjen drejt të dhënave. Me të dhënat e koorporatave lamë pas të gjithë vendet, dhe para nesh është vetëm Britanie Madhe dhe një vend tjetër- tha Berisha.

Ndër të tjera kreu i ekzekutivit shqiptar ka shtuar se këto arritje janë inkurarim për vendin dhe premtoi se do të bëhet gjithçka që kjo nismë të jetë mekanizmi kryesor në përsosjen e qeverisjes shqiptare.

Mundësia e gjurmimit të qytetarit dhe biznemesit që dorezon në admisntraten shtetëore përben një zhdukje të territ shekullor që qarkullon në labirintet e burokracisë shqiptare dhe botërore- përmbylli fjalën e tij kryeministri shqiptar.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›