E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH: Krizat e jashtme, Shqiperia me imunitet

Blerina Hoxha
Kriza greke nuk do te krijoje probleme serioze ne ekonomine shqiptare. Analizen per ndikimet e mundshme, e ka bere nje ekonomist i larte ne Banken Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim ne Londer, i cili nuk pret qe efektet e kesaj krize ne ekonomine shqiptare te jene serioze, megjithese rritja ekonomike sipas BERZH-it kete vit per Shqiperine do te jete 1 presje 4 per qind. Ekonomisti i BERZH, Peter Sanfi thote se, ruajtja e qendrueshmerise makroekonomike, mbajtja nen kontroll e inflacionit dhe e deficitit fiskal jane me te rendesishem sesa koha e shitjes se eurobondeve nga qeveria shqiptare. Sipas tij, Greqia eshte nje vend shume i rendesishem per Shqiperine. Ka lidhje te forta mes te dy vendeve, lidhje tregtare, investime. Shume shqiptare jetojne dhe punojne ne Greqi dhe dergojne te ardhura per familjet e tyre ne Shqiperi dhe keto jane nje pjese e mire e ekonomise shqiptare. Duke marre ne konsiderate kete situate, Sanfi thote se padyshim qe cdo veshtiresi qe shfaqet ne Greqi do te sjelle efekte ne ekonomine shqiptare. Megjithate kjo situate, sipas tij, po ndryshon me shpejtesi dhe do te na duhet te shohim si do te zhvillohet situata ne Greqi dhe sa te efektshme do te jene masat qe jane marre. Sipas tij, Shqiperia ka demonstruar elasticitet pergjate krizes globale financiare dhe ne presim qe ajo te demonstroje te njejten gje ndaj situates ne Greqi. Pra do te kete efekte por jo shume serioze. Eksperti i BERZH vlereson se sistemi bankar ne pergjithesi ne Shqiperi, ku perfshihen edhe bankat greke eshte fitimprures, i kapitalizuar mire, me shume likuiditet dhe operon ne nje treg qe eshte nga pikepamja financiare ende ne zhvillim. "Gjate viteve ne vazhdim do te shohim zhvillim te metejshem te tregjeve financiare ne Shqiperi dhe jam i sigurte qe bankat greke ne Shqiperi do te luajne nje rol te rendesishem ne kete proces. Per te theksuar ate qe thashe me pare do te kete efekte anesore por Shqiperia ka treguar elasticitet gjate krizave te kaluara dhe kjo eshte e vertete per sektorin bankar dhe mbare ekonomine" shtoi ai. Sipas tij, gjate vitit 2009 ka pasur nje rritje te vogel ne huat e papaguara, por ne pergjithesi keto banka po performojne mire, ishin fitimprurese edhe ne 2009 qe ishte nje vit i veshtire per te gjithe. "Ne po punojme me ta dhe po monitorojme situaten. Deri tani ato i kane rezistuar mire krizes", shtoi eksperti i BERZH. Shqiperia eshte me pak e integruar ne ekonomine globale sesa vendet e tjera te rajonit. Mjafton te shohesh treguesit e eksporteve dhe importeve ne raport me GDP-ne, qe jane me te uleta sesa vendet e tjera ne rajon. Pra kur ka krize globale Shqiperia eshte pak me e mbrojtur, shtoi ekonomisti i BERZH. "Kam qene ne Shqiperi disa here dhe gjithmone me ka habitur shpirti i fuqishem i afarizmit qe ekziston atje. Ekonomia eshte e dominuar nga firma te vogla, qe mund te gjejne menyra per te perballuar veshtiresite dhe problemet qe mund te dalin", shtoi ai.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›