E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfederata e Sindikatave, plas sherri për fondet

25/05/2010 Anëtarët kërkonjë transparencë dhe mbledhje brenda majit

Gjendja financiare e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë ka sjellë reagimin e gjashtë federatave anëtare të saj. Një letër e shpërndarë në media dje, e firmosur nga titullarët e këtyre federatave, ka hedh dritë mbi situatën që po kalon kjo Konfederatë si dhe akuzon kreun aktual të saj Kol Nikollaj për abuzime me fondet si dhe tejkalim të kompetencave në mbështetjen që dha dje me punonjësit e kompanisë “Kurum”. Pikërisht për të zbardhur abuzimet e mundshme me fondet e kësaj Konfederate, anëtarët e saj i kërkuar Nikollajt që të zhvillohet një analizë e gjerë financiare për periudhën janar 2009 deri në muajin prill 2010. Për të bërë të mundur realizimin e kësaj analize firmëtarët e kësaj kërkese kërkojnë bilancin financiar të vitit 2009 dhe sidomos të ardhurat dhe shpenzimet e hollësishme për periudhën shtator 2009 deri në prill 2010. Gjithashtu pjesë e kërkesave janë edhe kontratat me qiramarrësit e Konfederarës së Sindikatave me debitet dhe kreditetet për secilin prej tyre. Ndërkohë, kërkohet edhe një dosje me shpenzimet e hollësishme të bëra për kongresin e fundit të KSSH-së si dhe sponsorizime nëse ka pasur. Për të qenë të informuar lidhur me materialet e kërkuara gjashtë federatat anëtare të saj kërkojnë që këto dokumente të vihen paraprakisht në dispozicion, ndërsa analiza financiare të bëhet brenda muajit maj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›